20:50 / 06.05.2022
Interi mund Empolin, ngjitët në krye, Asllani gjen golin
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Interi ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
‘Nerazurët’ sonte mundën Empolin, me rezultat 3-2, në një sfidë tejet interesante në kuadër të Serie A.
Në radhët e Empolit titullar ishte edhe shqiptari Kristijan Asllani, i cili tregoi lojë mjaft të mirë, madje, realizoi golin e dytë për skuadrën e tij.
Romagnoli (40’, autogol), Martinez (45’, 65’) dhe Sanches (90+3’), u përkujdesën për fitoren e Interit, derisa për skuadrën mike shënuan Pinamonti (5’) dhe Asllani (28’).
Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në krye të tabelës me 78 pikë, një më shumë se Milani, kurse, Empoli renditet e 14-të me 37 pikë të tubuara.























