A do të jetë Ronaldo pjesë e skuadrës së Ten Hag?
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Ndonëse ditë më parë mediat e huaja raportuan se Cristiano Ronaldo nuk është në planet e trajnerit të ri Erik ten Hag, megjithatë, ylli portugez duket se do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së strategut holandez.
Informacionet që vijnë nga Anglia, thonë se trajneri Ten Hag, do të mbështet plotësisht tek ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit.
Ronaldo me ‘Djajtë e Kuq’, ka kontratë edhe një sezone, megjithëse, lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Reprezentuesi portugez është i lidhur me rikthimin tek Real Madridi, derisa ai po monitorohet edhe nga PSG-ja.
Mirëpo, siç raportohet, trajneri i ri i Unitedit, nuk do të heq dorë lehtë nga Ronaldo.
“Trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, dëshiron të mbështetet plotësisht te Cristiano Ronaldo”, shkruajnë mediat angleze.























