Ja shumat marramendëse që siguroi Tirana nga titulli kampion
BKT
Sport

Ja shumat marramendëse që siguroi Tirana nga titulli kampion

Tirana është shpallur këtë të shtunë kampione për herë të 26 në historinë e saj duke fituar derbin ndaj Partizanit.

Një fitore që i dha fund edhe pritjes së sigurisë matematikore të triumfit që zgjaste prej disa javësh për bardheblutë, të cilët kanë mundur të hapin shampanjën e festës.

Një fitore edhe për klubin i cili është shpërblyer për punën dhe investimin që ka bërë me fitime marramendëse, pasi kjo fitore në derbin që vulosi kampionatin, ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqytetasve.

Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese. Çmim të cilit i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.

Pastaj vijnë paratë e garantuara nga Europa dhe nuk janë pak. Në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA. Me kalimin e vetëm një turi, në cilindo prej këtyre turneve, shifra do të kalonte menjëherë 1 milionë eurot.