CR7 bisedon me Fergusonin për të ardhmen e tij
BKT
Sport

CR7 bisedon me Fergusonin për të ardhmen e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Ylli portugez  Cristiano Ronaldo, raportohet se ka biseduar me Sir Alex Ferguson rreth se ardhmes se tij në Manchester United.

37-vjeçari verën e kaluar nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’, por ai nuk e përjashton mundësinë e largimit në fund të këtij sezoni për shkak të sezonit të dobët të skuadrës së Unitedit.

Sipas ‘The Mirror’, Cristiano Ronaldo ka biseduar me Sir Alex Ferguson për të ardhmen e tij në Manchester United.

Ish-asi i Real Madridit dhe Juventusit, duket se ka vendosur të qëndrojë në ‘Old Trafford’, dhe thuhet se Ferguson e ka ndihmuar portugezin të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hag.

Ten Hag gjatë kësaj verë, merr drejtimin e Manchester Unitedin duke zëvendësuar Ralf Rangnick.