Liverpooli kryeson garën për Tchouameni-n
BKT
Sport

Liverpooli kryeson garën për Tchouameni-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Klubi anglez, Liverpool raportohet se po e kryeson garën për transferimin e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni.

‘The Reds’ prej kohësh janë duke e monitoruar lojtarin të cilin synojnë ta sjellin në ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.

22-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi, por sipas medieve britanike, Liverpool është më afër mesfushorit të Monacos.

Menaxheri i skuadrës nga ‘Anfield’, Jurgen Klopp e admiron lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Tchouameni këtë sezon të garave, ka zhvilluar 33 ndeshje me Monaco, duke shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.