14:16 / 08.05.2022
Peja-Luboteni, sonte finalja e tretë, live në RTK
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Peja dhe Luboteni në konkurrencën e meshkujve, sonte do të përballen në aktin e tretë të serisë së finaleve të play-off-it.
Garat e volejbollit tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtar dhe më të ‘nxehtë’.
Dueli i sontem që vjen ekskluzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pritet të sjellë një sfidë interesante.
Kujtojmë së sfida e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e pejanëve me rezultat 3-0, derisa Peja ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 1-3.
Dueli i radhës luhet sonte prej orës 21:00.























