Super-Zeneli vjen me super-gol
BKT
Sport

Super-Zeneli vjen me super-gol

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli duket se ka gjetur formën e tij më të mirë.

Kosovari që është pjesë e skuadrës franceze, Reims ka shënuar një supergol në duel me Lens.

Asi i ‘Dardanëve’ në minutën e 28-të zhbllokojë ndeshjen Reims-Lens. Zeneli tashmë ka lënë prapa lëndimin, duke gjetur formën e tij të mirë.

Forma e tij e mirë gëzon padyshim edhe tifozët kosovar pasi që ai duket se do të jetë i gatshëm 100 përqind për Kombëtaren tonë në ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve.