17:21 / 08.05.2022
Mbyllen ndeshjet e javës së 34-të, kështu duket tabela e Superligës
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Pak minuta më parë janë mbyllur pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani tashmë është kampion i Kosovës, me fitoren e sotme ndaj Feronikelit shkon në kuotën e 73 pikëve, 11 më shumë së ndjekësi Gjilani.
Interesant po bëhet gara për t’i ikur barazhit mes Dukagjinit, Malishevës dhe Drenicës, derisa Ulpiana dhe Feronikeli tashmë janë në një rang më të ulët garash.
Ja si duket tabela e Superligës pas javës së 34-të:
























