Mbappe i gatshëm edhe për ulje rroge për kalim te Reali
BKT
Sport

Mbappe i gatshëm edhe për ulje rroge për kalim te Reali

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe raportohet se është i gatshëm të pranojë ulje të pagës në mënyrë që t`i bashkohet Real Madridit këtë verë.

E ardhmja e 23-vjeçarit në “Parc des Princes” mbetet e pasigurt, pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor.

Real Madridi ka kohë që është i interesuar për të nënshkruar me Mbappe, teksa sipas “Marca”-s, Mbappe po planifikon t'i bashkohet Real Madridit këtë verë dhe është i përgatitur të pranojë edhe ulje të pagës në mënyrë që ta realizojë ëndrrën e tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Francezi ka qenë i hapur edhe për të qëndruar në PSG, por ai ende nuk është i bindur nga projekti sportiv i klubit, prandaj synon një sfidë të re me “Los Blancos”.

Mbappe në këtë edicion ka qenë në formë të shkëlqyeshme, duke shënuar 35 gola dhe duke realizuar 23 asistime në 43 paraqitje me PSG-në.