19:03 / 10.05.2022
Te Bayern Mane shihet si zëvendësues i Lewandowskit
Uran Krasniqi/RTKLive
Bayern Munich është gati të transferojë yllin e Liverpool, Sadio Mane këtë verë.
Sulmuesi senegalez ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Anfield dhe ende nuk ka nënshkruar një të re.
Bisedimet janë zhvilluar, por asnjë marrëveshje nuk është arritur pavarësisht dëshirës së Jurgen Klopp për ta mbajtur 30-vjeçarin.
"Sky" rasporton se Bayern është gati të hidhet në sulm për Manen dhe thuhet se javën e kaluar ka zhvilluar bisedime me agjencinë e futbollistit për një lëvizje të mundshme.
Ekziston mundësia që Robert Lewandowski të largohet, që do të thotë një shans për një yll të ri tek Bayern.























