19:10 / 10.05.2022
Dortmundi nënshkruan me Karim Adeyemi
Uran Krasniqi/RTKLive
Borussia Dortmund ka konfirmuar nënshkrimin e gjermanit Karim Adeyemi nga Salzburgu.
Adeyemi përfundoi testet mjekësore të martën dhe ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën e Bundesligës.
Pasi ka ndihmuar Salzburgun për të fituar gjashtë trofe, ai tani po kërkon më shumë sukses
“Si djalë i ri isha magjepsur nga futbolli me ritëm të shpejt të zikaltërve”, tha Adeyemi. “Kjo është arsyeja pse, sapo dëgjova se Dortmundi ishte i interesuar për mua, e dija se doja të nënshkruaja me BVB".























