Biden: Mund ta plotësojmë boshllëkun e eksporteve bujqësore të Ukrainës Nga
Ukraina

Biden: Mund ta plotësojmë boshllëkun e eksporteve bujqësore të Ukrainës Nga

ATSH

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se bota ka bllokuar furnizimet e ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Biden vizitoi një fermë në shtetin e Ilinoisit për të folur për rëndësinë e prodhimit vendas.

Ai theksoi se përderisa SHBA-ja po lufton kundër rritjes së inflacionit në vend, ajo është e interesuar për luftën në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë ndërpreu burimet më të rëndësishme ushqimore në botë”, tha presidenti amerikan.

Biden tha se Ukraina është prodhuesi më i madh i grurit në botë dhe se 20 milionë tonë drithë, aktualisht në depot e saj, nuk mund të arrijnë në vendet në nevojë për shkak të Rusisë.