A do të rikthehet Lacazette në Lyon?
BKT
Sport

A do të rikthehet Lacazette në Lyon?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Alexandre Lacazette-n duket se sërish do ta shohim në fanellën e skuadrës franceze, Lyon.

Krerët e Lyon-it thonë se do të bëjnë gjithçka që munden për ta rikthyer sulmuesin e Arsenalit, përsëri në skuadër.

Lacazette në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me ‘topçinjtë’, dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ‘Emiratës’.

Zyrtari i Lyonit, Vincent Ponsot e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Lacazette-s gjatë kësaj verë.

“Është një dëshirë për ne”, tha Ponsot.

Ndërkohë, edhe presidenti i skuadrës franceze, OL Jean-Michel Aulas beson se Lacazette mund të luajë sërish për Lyonin.

“Nëse duhet të bëjmë kompromise për ta pasur atë sërish në klub, ne do ta bëjmë atë”, theksoi Aulas.