Van Bronckhorst po përpiqet të bëjë histori me Rangers
Sport

Van Bronckhorst po përpiqet të bëjë histori me Rangers

Uran Krasniqi/RTKLive

Giovanni van Bronckhorst shpreson të bëjë historinë kur Rangers të përballet me Eintracht Frankfurt në finalen e Ligës së Evropës, pasi ai synon të bëhet trajneri i dytë në klub që fiton një trofe evropian.

Finalja e vetme e Rangers e fituar në Evropë mbetet ajo e Kupës së Fituesve të Kupave në vitin 1972, ku triumfuan ndaj  Dynamo Moscow e të cilën gjë e arritën nën drejtimin e Willie Waddell.

"Kjo do të thotë shumë," tha Giovanni van Bronckhorst në një konferencë për shtyp. “Nuk ka shumë trajnerë në historinë e këtij klubi që kanë luajtur një finale evropiane. Ka vetëm një që e fitoi atë. Për klubin, do të ishte fantastike të fitonte një finale të dytë në Evropë".

Katërmbëdhjetë vjet më parë Rangers u mposhtën nga Zenit në finalen e Kupës UEFA në Manchester.