Schreuder: Të bëhesh trajner në Ajax është një nder
Sport

Schreuder: Të bëhesh trajner në Ajax është një nder

Uran Krasniqi/RTKLive

Alfred Schreuder do të marrë drejtimin e Ajax pasi nga Erik ten Hag tashmë i përket Manchester Unitedit. 

Ai ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me holandezët me një opsion edhe për një vit. 

“Të bëhesh trajner në Ajax është një nder dhe një mundësi e madhe, të cilën do ta kapë me të dyja duart”, tha Schreuder. "Unë jam gjithashtu i emocionuar që do të kthehem këtu, sepse më kanë shijuar shumë një vit e gjysmë që kam punuar në Ajax. Uroj të fitoj tituj këtu në Amsterdam, me një ekip që luan futboll tërheqës".

Schreuder aktualisht drejton kulbin belg Club Brugge. Më herët ai drejtoi Hoffenheimin, kurse ishte edhe në stafin drejtues të Barcelonës e Ajaxit.