19:58 / 12.05.2022
Bad News Eagles fiton dhe kualifikohet në “Legends Stage”
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është kualifikuar në “Legends Stage”, pasi e mposhtën ekipin brazilian MIBR me rezultat 1:2 me mape.
Ndër më të dalluarit në ekipin kosovar ishin Sinnopsy, RigoNi dhe Juanflatroo.
Kualifikimin në “Legends Stage” Bad News Eagles e arritën pas tri fitoreve dhe dy humbjeve në pesë ndeshje që prejse kampanja filloi të hënën që lamë pas.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 14 maj.