22:15 / 12.05.2022
Aston Villa dhe Philippe Coutinho nënshkruajnë kontratë katërvjeçare
Aston Villa ka njoftuar nënshkrimin e një kontratë katërvjeçare me Philippe Coutinho.
Ai i ishte bashkuar klubit në janar në formë huazimi, ndërsa tash Aston Villa kanë rënë dakord me kushtet e Barcelonës për ta mbajtur.
"Ky është një nënshkrim i shkëlqyer për Aston Villa. Phil është një profesionist model dhe ndikimi i tij në grup ka qenë shumë i qartë që kur ai u bashkua në janar", ka vlerësuar trajneri i Aston Villa, Steven Gerrard.
Braziliani në të kaluaren ka qenë pjesë edhe e kubeve të tjera të njohura, si Interit, Liverpoolit e Bayern Munchenit.