23:26 / 12.05.2022
Tottenham mposht Arsenalin dhe ëndërron për Champions League
Tottenhami ka triumfuar me lehtësi kundër Arsenalit, duke e mposhtur si vendas me rezultat 3:0.
Ka qenë një ndeshje vendimtare për top katërshe.
Ishte minuta e 22` kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe e çoi në epërsi ekipin e tij.
Katër minuta më vonë Spurs gjetën edhe golin e dytë, kur shënoi përsëri kapiteni Harry Kane për ta dyfishuar epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, Son realizoi për 3:0, çka ishte rezultati final i këtij takimi.
Tottenham i afrohet Arsenalit me vetëm një pikë në vendin e pestë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundimin e sezonit në Premier Ligë, duke bërë që të shihet se kush do të arrijë të prek Champions League.