Edhe Bayern Munich pas Pogbas
Sport

Edhe Bayern Munich pas Pogbas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Është gjiganti gjerman, Bayern Munich, skuadra e radhës që i ka hyrë garës për transferimin e mesfushorit te Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Reprezentuesi francez, tashmë ka ndarë mendjen që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Old Traffordi’.

29 vjeçari prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Real Madridi, PSG-ja dhe ish-klubi i tij, Juventus.

Por, sipas medieve britanike, tashmë në garë për Pogban kanë hyrë edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Krerët e ‘bavarezëve’ thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me francezin të cilin do të provojnë ta bindin për t’u transferuar në Munich, edhe pse lojtari mësohet se preferon PSG-n.