Vikendi vjen me sfidat e zjarrta në ndeshjet e treta gjysmëfinale
Sport

Vikendi vjen me sfidat e zjarrta në ndeshjet e treta gjysmëfinale

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjen e treta gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Ylli dhe Trepça po avancojnë 2:0 dhe në rast se shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale. Nëse Prishtina dhe Peja shënojnë fitore, atëherë seria do të ngushtohet në 2:1, dhe takimet e radhës sërish do të zhvilloheshin në këto dy qytetet e fundit.

Të shtunën prishtinasit do të mundohen të shënojnë fitoren e parë përballë therandasve në këtë edicion. Në garat e rregullta katër fitore shënuan kampionët, ashtu si edhe në gjysmëfinale, 73:48 dhe 79:70. Ndërkohë, liderët e Superligës do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e tretë dhe të kualifikohen në finale.

Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.

Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale.

Gjysmëfinalet e treta

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Peja – Trepça.