Drita ia vazhdon kontratën Nuhiut
Sport

Drita ia vazhdon kontratën Nuhiut

Drita ka vazhduar bashkëpunimin me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu. Për këtë ka njoftiur vetë klubi gjilanas.

NJOFTIMI 

Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu

Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç'rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe FC DRITA beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët.