10:28 / 14.05.2022
Ivan Perisic drejt Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea ka arritur një marrëveshje fillestare për të nënshkruar me anësorin kroat, Ivan Perisic si një transferim i lirë nga Interi, ka raportuar "Sport Mediaset".
Klubi italian deri më tani ka qenë i gatshëm t'i ofrojë atij një kontratë prej 4.5 milionë euro për dy vitet e ardhshme, por ai kërkon një më shumë para, 6 milionë euro. Është e paqartë nëse Chelsea e ka përmbushur këtë, por duket se kanë ofruar më shumë se Interi.
Chelsea ishte lidhur edhe më parë me një lëvizje të kroatit.