13:52 / 14.05.2022
Ancelotti konfirmon qëndrimin e Hazard në Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Eden Hazard nuk ka plane të tjera përveçse të qëndrojë në Real Madrid, ka thënë trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti.
Reprezentuesi belg Hazard ka pasur vështirësi në Santiago Bernabeu që nga përfundimi i transferimit nga Chelsea në qershor 2019, ku është përcjellur me lëndime dhe probleme fizike që e kanë penguar sulmuesin, por Ancelotti, duke folur para udhëtimit në Cadiz, e ka bërë të qartë se synon ta mbajë Hazardin në Madrid.
"Ai dëshiron të tregojë cilësitë e tij. Plani i Hazard është i qartë: ai qëndron", tha Ancelotti.
.