Son: Më parë e dua Tottenhamin në Champions se "Këpucën e Artë"
Sport

Son: Më parë e dua Tottenhamin në Champions se "Këpucën e Artë"

Uran Krasniqi/RTKLive

Son Heung-min më parë do ta dëshironte Tottenhamin në Champions League se sa "Këpucën e Artë" për vete.

“Natyrisht që është një gjë e mirë që po garoni ("Këpuca e artë" v.j.), por unë kam thënë disa herë se është e rëndësishme të përfundosh në top katërshe, më shumë se çdo gjë tjetër”.

Koreanojugori ka vlerësuar lart trajnerin italian, Antonio Conte. 

"Ai ka qenë fantastik, disa nga lojtarët kanë folur tashmë për këtë," tha Son. “Para se ai të vinte, ne nuk mund të besonim se mund të arrijmë në vendin e Ligës së Kampionëve".