Famujt e Kosovës e të Shqipërisë në majën e 5-të më të lartë në botë
Sport

Famujt e Kosovës e të Shqipërisë në majën e 5-të më të lartë në botë

Uran Krasniqi/RTKLive

Flamujt e Kosovës janë lartësuar deri në majën e 5-të më të lartë në botë në Malin Makalu që ka lartësinë 8485 metra. Kjo falë alpinistes, Uta Ibrahimi.

"Maja e Malit Makalu, 8485 metra, maja e 5-të më e lartë në botë. Zemra ime është plot. E lumtur dhe krenare t’i vendosi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në maje për të parën herë, sërish dhe përsëri. Ky është moment shumë emocionues pasi me këtë ngjitje unë e kompletoj gjysmën e qëllimit tim 7/14 majat më të larta”", ka shkruar ajo.

Për Utën kjo ishte ngjitja e 7-të prej 14 sosh, sa i ka në plan projekti i saj i madh “14 Majat e Himalayave – Utalaya”.

No description available.