Lewandowski kërkon largimin nga kampionët e Gjermanisë
Sport

Lewandowski kërkon largimin nga kampionët e Gjermanisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Robert Lewandowski ka kërkuar të largohet nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, tha të shtunën drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

"Unë fola me Lewa. Në bisedë ai më tha se nuk dëshironte të pranonte ofertën tonë për të vazhduar kontratën dhe se do të donte të largohej nga klubi", ka thënë Salihamidzic. "Ai tha se do të donte të bënte diçka tjetër. Por qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar: Lewa ka kontratë deri më 30 qershor 2023. Ky është një fakt". 

Siç raportohet, Robert Lewandowski, 33 vjeç, është objektivi numër një i Barçës.