Liverpool fiton FA Cup, mposht Chelsean me penallti
Sport

Liverpool fiton FA Cup, mposht Chelsean me penallti

Blerim Halimi / RTKlive

Liverpool pas 10 vjetësh arriti në finalen e FA Cup dhe nuk e shpërdoroi mundësinë për t’iu gëzuar trofeut.

Liverpooli i drejtuar nga Jurgen Klopp ka festuar mbrëmjen e sotme në “Wembley” të Londrës, duke e mposhtur Chelsean, në finalen e FA Cup, pas penalltive, me rezultat 6:5. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve nuk prodhoi gola. Të dyja skuadrat patën mundësi të shumta, por dështuan të gjejnë rrugën e golit. 

Në serinë e penalltive futbollistët e Liverpoolit u tregua më efikasë, e ku goli i grekut Tsimikas ishte vendimtar në serinë e shtatë. Në serinë e 11-metërshave për Chelsean gabuan Azpilicueta dhe Mount, gjuajtjen e të cilëve u ndalën nga Allison, derisa te Liverpooli vetëm Mane nuk arriti të realizojë, pasi gjuajtjen e tij e priti bashkëkombësi i tij Mendy.

Ky është trofeu i tetë i FA Cup në historinë e “The Reds”, por i pari pas 16 vjetësh. Kësisoj, Liverpool është në rrugë të mirë për të realizuar objektivin e fitimit të katër trofeve në një edicion.