Inzaghi ende beson se Inter mund ta fitojë titullin
BKT
Sport

Inzaghi ende beson se Inter mund ta fitojë titullin

Uran Krasniqi/RTKLive

Simone Inzaghi tha se beson që Interi ende mund të ruajë gjasat për ta fituar Scudetton.

Interi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të ligës, por duhet të mposhtë Sampdorian dhe të shpresojë që Sassuolo të mposhtë Milanin në ditën e fundit për të fituar titullin e tyre të 20-të.

"Në futboll nuk duhet të dorëzoheni kurrë, ne e kemi treguar gjithmonë këtë. Ne besojmë në të deri në fund dhe do ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë trajneri i Interit. 

Aktualisht tabelën e Serie A e kryeson Milan me 83 pikë, ndërsa Inter gjendet në pozitën e dytë me 81 pikë.