Erik ten Hag thotë se është emocionuese që do të punojë me Ronaldon
BKT
Sport

Erik ten Hag thotë se është emocionuese që do të punojë me Ronaldon

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se është emocionuese për të se do të punojë me Cristiano Ronaldon. 

Ai teksa ka folur për "De Telegraaf, ka deklaruar se Ronaldo është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

"Mezi pres të punoj me të," tha Ten Hag. “Sigurisht që dua ta mbaj brenda. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Manchester United këtë vit". 

Ronaldo shënoi tetëmbëdhjetë gola në Premier League në 30 paraqitje këtë sezon. 

Ronaldo te United u rikthye pas një aventure të shkurtër te Juventus dhe pas një periudhe të gjatë te Real Madrid.