08:38 / 17.05.2022
Ballkani s`lejon ikjen e Gripshit dhe Korenicës
Uran Krasniqi/RTKLive
Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi do të qëndrojnë në Suharekë edhe për tri vite të tjera.
"Nazmi Gripshi dhe Meriton Korenica i qëndrojnë besnikë Ballkanit edhe për tri vite. Klubi ynë u dëshiron shumë suksese me fanellën portokalli. Së bashku marshojmë drejt shumë sukseseve të tjera", ka shkruar ballkani në njoftim.
Klubi nga Suhareka doli kampion i Kosovës në këtë edicion.























