Raphinha në shënjestër të Barcelonës
Sport

Raphinha në shënjestër të Barcelonës

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka shënjestruar anësorin e Leeds United Raphinha për ta sjellur gjatë verës në "Camp Nou".  

25 vjeçari besohet se ka përfunduar me Leeds, pavarësisht nëse klubi do të mbetet në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Sipas 90min, Raphinha pëlqen një kalim te Barcelona. 

Për shërbimet e tij Barçën po e rivalizojnë edhe klube të tjera të mëdha angleze po edhe nga vende të tjera. 

Sezonin e fundit Raphinha realizoi 10 gola dhe tre asistime në 34 paraqitje në Premier League. 

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa