Scholz-Zelensky: Një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit
   Ukraina

Scholz-Zelensky: Një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit

ATSH

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shkëmbyer mendime për situatën aktuale ushtarake dhe humanitare mes luftës së Rusisë.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit tha se Scholz dhe Zelensky kishin rënë dakord për një zgjidhje diplomatike, e negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila do të ishte e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.

Liderët ranë dakord se Rusia duhet t’i jepte fund menjëherë operacioneve të saj luftarake dhe të tërhiqte trupat nga Ukraina.

“Gjithashtu, udhëheqësit do t vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt”, tha Hebestreit. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa