Super-talenti Rayan në ‘orbitën’ e klubit të madh të La Ligës
BKT
Sport

Super-talenti Rayan në ‘orbitën’ e klubit të madh të La Ligës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Talenti i Vasco da Gama, Rayan tashmë është futur në ‘radarin’ e klubit katalonas, Barcelona.

Anësori 15-vjeçar ka impresionuar skautin e Amerikës së Jugut, Deco-n dikur lojtar i Barcelonës.

Sipas medieve spanjolle, ‘Blaugranat’ synojnë që super-talentin e Vasco da Gama, Rayan-in ta sjellë në ‘Camp Nou’.

Rayan luan rregullisht për ekipin U17 të Vasco-s, dhe është një nga golashënuesit më të mirë tek të rinjtë e skuadrës Vasco-s.

Siç raportohet, Rayan shquhet për fizikun e tij mbresëlënës, si dhe posedon aftësi për gol dhe shkathtësi taktike.

Ai gjatë këtij viti, ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare me ekipin U-17 te Vasco dhe ka shënuar 13 gola.

Skauti Deco thuhet se tashmë i ka preferuar Barcelonës, talentin Rayan-in, i cili fillimisht do të lunte tek Barcelona B.

Rayan konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në planet.