23:16 / 20.05.2022
Reali e mbyll sezonin me barazim, Vallecano humbet nga Levante
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Real Madridi këtë sezon të garave në La Ligë e ka mbyllur me barazim pa gola me Real Betisin.
‘Los Blancos’ dhe Betis sonte ndan piket, sfidë kjo e zhvilluar në Madrid. Madrilenët edhe pse patën raste të mira, megjithatë, kjo sfidë u mbyll pa gola.
Reali e mbyll këtë sezon në vendin e parë me 86 pikë të tubuara.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Vallecano është mundur në shtëpi me rezultat 2-4 nga Levante e cila në javë më parë edhe matematikisht ra nga elita e futbollit spanjoll.
Rezultatet e ndeshjeve të sontme:
Real Madrid 0-0 Betis
Vallecano 2-4 Levante























