Suarez sonte i jep lamtumirën Atletico Madridit
Sport

Suarez sonte i jep lamtumirën Atletico Madridit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Luis Suarez kundër Real Sociedadit, luan ndeshjen e fundit në fanellën e Atletico Madridit.

Real Sociedad dhe Atletico Madrid do të ndeshen sonte në sfidën e fundit të këtij sezoni. Sipas medieve spanjolle, ish-sulmuesi i Barcelonës, sonte luan ndeshjen e fundit për skuadrën e Diego Siemones.

Suarez është duke u monitoruar nga disa skuadra evropiane, përfshirë këtu edhe ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Krerët e Ateltico Madridit thuhet se tashmë janë në kërkim të një sulmuesi i cili do të zëvendësonte Suarezin.

Përfaqësuesi i Ekuadorit, Pistolero mësohet se objektiv i skuadrës madrilene. Madje, siç raportojnë mediet iberike, tashmë madrilenët kanë bërë gati ofertën dyvjeçare për Pistolero.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa