Guardiola pas triumfit në Premier League: Ne jemi legjenda!
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur shumë i lumtur me fitimin e titullit në Premier League.
‘Qytetarët’ me fitoren e ‘çmendur’ kundër Aston Villas, siguruan titullin e kampionit në ishull. Tekniku spanjoll, i cili për herë të katërt fiton Premier League, tha se skuadra e tij është legjendë.
“Ne jemi legjenda. Nëse kanë arritur të fitojnë Premier Ligën 4 herë në 5 vite, do të thotë që këta djem janë special. Në të ardhmen ne do të mbahemi mend për këtë. Të fitosh në shtëpi përballë tifozëve tanë është gjëja më e bukur. Në momentin që barazuam, kishim parandjenjën që do të shënonim dhe golin e tretë”, tha Guardiola.
Ai ka folur edhe për rivalin e Liverpool. Guardiola thotë së kurrë në jetën e tij nuk ka parë një skuadër si Liverpool.
“Kjo arritje i shkon gjithashtu dhe rivalit tonë. Kurrë në jetën time nuk kam parë një ekip si Liverpooli. Ata na kanë bërë ne akoma më të mirë javë pas jave. Tani nuk kam energji dhe fuqi për të folur për sezonin e ardhshëm. Ne jemi kampionë sërish”, theksoi Guardiola.























