Pioli pas fitimit të titullit me Milanin: E kemi merituar
Sport

Pioli pas fitimit të titullit me Milanin: E kemi merituar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është njeriu kryesor në suksesin e AC Milanit.

‘Rossonerët’ pas 11 vitesh e rikthejnë titullin e kampionit në ‘San Siro’. Tekniku italian tha se është i lumtur me fitimin e titullit. Pioli theksoi se lojtarët dhe tifozët e kanë merituar këtë trofe.

“Lojtarë e mi janë fenomenë. Jam i lumtur për ta, për veten, për stafin, për klubin dhe tifozët që e kanë merituar këtë titull. Jam shumë i mirë. Kemi pasur më shumë vazhdimësi se Interi”, tha Pioli.

Ai thotë se gjithnjë synon t’i përmirësojë lojtarët e skuadrës së tij. Pioli mendon ky sezon e ka bërë Milanin më të fortë.

“Gjithmonë dua të përmirësoj lojtarët e mi, por talenti i tyre është thelbësor në këtë. Nëse përmirëson individët, përmirëson të gjithë ekipin dhe anasjelltas. Ishte një rrugë që na bëri të jemi më të fortë”, theksoi strategu i kuqezinjve.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa