A do të jetë mbrojtësi kroat pasues i Rudiger të Chelsea?
BKT
Sport

A do të jetë mbrojtësi kroat pasues i Rudiger të Chelsea?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea është në kërkim të Antonio Rudiger.

Mbrojtësi gjerman tashmë edhe zyrtarisht do të transferohet tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.

‘Blutë’ e Londrës tashmë janë hedhur në sulm për pasuesin e Rudiger. Sipas medieve britanike, mbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol është në ‘radarin’ e Chelseat.

Mbrojtësi kroat duket se është dëshira e londinezëve. Babai i Gvardiol thuhet se ka fluturuar drejt Londrës, ku do të takohet me menaxherin Thomas Tuchel për të shikuar mundësinë e transferimit të kroatit në ‘Stamford Bridge’.

Ish-ylli i Dinamo Zagrebit, ka zhvilluar dhjetë paraqitje me Kombëtaren e Kroacisë.