13:07 / 23.05.2022
Liverpool bën goditjen e parë, blen Carvalho-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi anglez, Liverpool, bën goditjen e parë të kësaj verë.
“The Reds” tashmë kanë zyrtarizuar blerjen e Fabio Carvalho nga Fulhami.
Sipas medieve britanike, Sulmuesi 19-vjeçar do të vihet në dispozicion të Jurgen Klopp nga 1 korriku kur edhe nisin përgatitjet e skuadrës nga ‘Anfield’ për sezonin e ardhshëm.
Carvalho ka bërë një sezon të madh me Fulhamin, duke shënuar 10 gola dhe duke bërë tetë asistime në 36 ndeshje e zhvilluar me Fulhamin.
Tekniku i Liverpoolit prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, i cili tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së tij.