Real Madridi ‘harron’ Mbappen, ja mësynë Leao-s
Sport

Real Madridi ‘harron’ Mbappen, ja mësynë Leao-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi duket se tashmë e ka ‘harruar’ Kylian Mbappe-n.

‘Los Blancos’ ishin afër transferimit të yllit francez, por ky i fundit vendosi të rinovojë kontratën me PSG-n.

Madrilenët tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur një super-sulmues. Mediet spanjolle të hënën shkruajnë se Real Madridi është i interesuar për yllin e Milanit, Rafael Leaos.

Leao shfaqi formë të lartë këtë sezon të garave, duke dhënë kontribut të madh për Milani, skuadër kjo që pas 11-të vitesh riktheu titullin e kampionit në ‘San Siro’.

“Los Blancos’ po e vlerësojnë blerjen e mundshme të Rafael Leaos” shkruan ‘Marca’.

Krerët e Realit thuhet se tashmë janë duke përgatitur ofertën për Leao-n, edhe pse këta të fundit pak është e besueshme se do të heqin dorë nga shërbimet e yllit të tyre.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa