13:30 / 23.05.2022
Maldini pas fitimit të titullit: Do ta fitojmë edhe sezonin e ardhshëm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Paolo Maldini, Drejtor Sportiv i AC Milanit, është shprehur tejet i ngazëllyer me fitimin e titullit të skuadrës ‘Rossonere’.
Milanistët mbrëmë festuan titullin e kampionit, të cilin e rikthyen në ‘San Siro’ pas 11 vitësh.
Maldini është i bindur se kjo skuadër do ta fitojë Scudetton edhe vitin e ardhshëm.
“Ne do ta vendosim në fanellë edhe yllin e dytë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Maldini
Milani fitoj konkurrencën me Interin në garën për titull të kampionit.