Altik Muhaxhiri, sërish ‘Ylli i Javës’
Sport

Altik Muhaxhiri, sërish ‘Ylli i Javës’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri ka marrë çmimin ‘Ylli i Javës’.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, e kanë ndarë edhe çmimin e fundit “Ylli i Javës” në edicionin 2021/2022, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Portieri gjakovar me intervenimet e tij të shkëlqyeshme dhe sigurinë e treguar në portë ishte më i merituari që Dukagjini arriti të marrë një pikë si mysafir në ndeshjen jetike kundër rivalit direkt, Malishevës, për t’iu shmangur barazhit.

Altik Muhaxhiri ishte shpallur “Ylli i Javës” edhe në javën e 34-t, kur Dukagjini arkëtoi një pikë në duel me Dritën.

Pas barazimit të djeshëm, Dukagjini e siguroi qëndrimin në elitë, duke e mbyllur edicionin në pozitën e 7-të, me 50 pikë, teksa Malisheva do të luajë në barazh me Vushtrrinë. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa