Januzaj dhe Real Sociedad ndajnë rrugët
Sport

Januzaj dhe Real Sociedad ndajnë rrugët

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Anësori kosovar Adnan Januzaj dhe klubi spanjoll, Real Sociedad kanë zyrtarisht kanë ndarë rrugët.

Klubi spanjoll përmes një njoftimi, ka konfirmuar largimin e Januzaj dhe Nacho Monreal.

“Real Sociedad njofton se Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal nuk do të vazhdojnë në klub për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Sociedadit.

“Lojtari belg erdhi te Reali në vitin 2017 dhe ka luajtur gjithsej 167 ndeshje, duke shënuar 23 gola. Kampioni i Kupës së Mbretit, Januzaj ka marrë pjesë në tre edicione të Ligës së Evropës me fanellën e ‘txuri urdin’”.

“Klubi falënderon Adnan Januzaj dhe Nacho Monreal për angazhimin, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre me ne, ndërsa u uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre personale dhe profesionale”, përfundon njoftimi i tyre.

Januzaj, i cili me Sociedadin kishte kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022, shumë shpejtë pritet të bëhet me klub të ri. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa