Giresse zbardh listën e futbollistëve për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit
Sport

Giresse zbardh listën e futbollistëve për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në fillim të muajit qershor rikthehet në aksion.

‘Dardanët’ do të nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve. Pak ditë para këtyre sfida tejet të rëndësishme, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, sot ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor.

Kosova bën pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa