Broja mbyll aventurën te Southamptoni: Ishit si një familje
Sport

Broja mbyll aventurën te Southamptoni: Ishit si një familje

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi shqiptar Armando Broja i ka dhënë fund aventurës tek Southamptoni.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka bërë një sezon fantastik me Southampton në formë huazimi nga Chelsea.

Broja përmes Instagramit, i ka dhënë lamtumirën aventurës tek Southamptoni. Ai i ka falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan të rritet.

“Ishit si një familje për mua, do të më mungoni. Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time. Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka. Dua t’i bëj një falënderim të madh Sauthemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj. I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës. Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar çdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua. Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni”, u shpreh Broja.

Sulmuesi shqiptar do të rikthehet te Chelsea, skuadër kjo që posedon kartonin e tij.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa