Zbulohet klauzola marramendëse e Leaos me Milanin
Sport

Zbulohet klauzola marramendëse e Leaos me Milanin

KP

Rafael Leao ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e tij me Milanin, të cilën klubi po kërkon ta rinovojë.

Sulmuesi portugez ka qenë sensacional në këtë sezon ku kuqezinjtë fituan Scudetton dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie A.

“Calciomercato.com” raporton se ai ka qenë subjekt i interesimit nga disa klube të mëdha, por ka një klauzolë të madhe lirimi e cila është futur në kontratën e tij pas ardhjes së tij nga Lille në vitin 2019.

Raporti shton se agjenti i Leaos, Jorge Mendes fillimisht kishte qenë kundër klauzolës, por se Milani nuk do të pranojë asnjë euro nën 150 milionë për numrin 17 të tyre.

Leao ka qenë vendimtar gjatë gjithë sezonit duke e çuar Milanin drejtë triumfit në Serie-A.

Real Madridi thuhet se ka shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit portugez pas dështimit për ta blerë Kylian Mbappen nga Paris-Saint-Germain.


APR
Romay Lift