Duka: Sot jemi kryeqyteti evropian i futbollit
Sport

Duka: Sot jemi kryeqyteti evropian i futbollit

Blerim Halimi / RTKlive

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka deklaruar se në prag të finales së Europa Conference League në Tiranë, ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, ka bashkëbiseduar me personalitete të shumta të futbollit ndërkombëtar, por edhe me personalitete të politikës për projektet frymëzuese.

“Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League. Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit.  Shijojeni!”, ka shkruar Duka në Facebook.

Në fakt, gjatë mbrëmjes së djeshme në pritjen zyrtare para finales së Conference League, morën pjesë personalitet të futbollit shqiptar e ndërkombëtar si dhe personalitet të politikës, artit dhe sferave tjera të jetës.

I pranishëm në këtë event ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Finalja Roma – Feyenoord zhvillohet sonte në orën 21:00 në “Air Albania”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa