Llapi s`lejon shkëlqimin e Dritës, fiton Kupën e Kosovës
Uran Krasniqi/RTKLive
Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll. Klubi nga Podujeva e ka mposhtur Dritën e Gjilanit sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Llapi ka kaluar në avantazh qysh në minutën e gjashtë me një gol të Riveras.
Ishte minuta e 37-të kur Drita ka arritur që ta barazojë rezultatin me anë të Hamdi Namanit.
Arbnor Ramadani ka dërguar në avantazh sërish skuadrën e Llapit në minutën e 48-të, duke i dhënë fitoren Llapit.
Llapit për herë të dytë radhazi arriti të shpallet fitues i Kupës së Kosovës.



Llapi kalon sërish në epërsi ndaj Dritës
Arbnor Ramadani ka dërguar në avantazh sërish skuadrën e Llapit në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila po zhvillohet sonte. Ai ka realizuar në minutën e 48-të për llapjanët.
*Drita e ka barazuar rezultatin në duel me Llapin. Është Hamdi Namani, i cili në minutën e 36-të gjeti golin e barazimit duke ndezur atmosferën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Drita dhe Llapi po ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës.


Drita- Llapi 0:1
Ende pa u zhvilluar minuta e 10’ e finales së Kupës së Kosovës dhe tanimë është shënuar goli i parë i ndeshjes.
Tanimë është zhbllokuar rezultati në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër Dritës.
Golin e epërsisë për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi sulmuesi i krahut Rivera nga gjuajta e lirë në minutën e 6’ të ndeshjes.
Rezultati momental është 1:0 në favor të Llapit.

(Ora: 20:00)
Nis ndeshja finale e Kupës mes Dritës e Llapit
Ka nisur ndeshja finale e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.
*Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet sonte mes Dritës dhe Llapit dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet.
Llapi: Avdyli, Shabani, Prenpi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadani, Riveria, Selmani e Firmino.
Drita: Rexhepi, Blakçori, Cuculi, Limani, P.Islami, Broja, Namani, Jashari, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.
























