Golden Eagle Ylli e mposht prapë Trepçën
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli e mposht prapë Trepçën

Uran Krasniqi/RTKLive

Edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në Superligën e Kosovës në basketboll Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën.

46:60 ka përfunduar ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë. 

Henrik Sirko me 13 pikë dhe Mikaile Tmusic me 12 sosh më të dalluarit te Ylli. 

Kurse, te mitrovicasit u dallua Andrew Gordon me 15 pikë. Te Trepça u dallua Andrew Gordon me 15 pikë.

Ballafaqimi i radhës do të zhvillohet në Suharekë.

Yllit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.