Nesër finalja Liverpool-Real, ja formacionet e mundshme
Sport

Nesër finalja Liverpool-Real, ja formacionet e mundshme

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Real Madrid, do të përballen nesër mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Kjo sfidë që parashikohet të jetë e zjarrtë, do të luhet në Stade de France, në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur.

Skuadra angleze synon trofeun dhe hakmarrjen e vitit 2018, ndërsa ‘Los Blancos’ për të dëshmuar se ata janë mbretërit e Evropës.

Mediet e huaja të premten kanë zbuluar formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Trent Alexander-Arnold, Ibrahim Konate, Virgil van Dijk, Andy Robertson; Jordan Henderson, Fabinho, Naby Keita; Mohamed Salah, Sadio Mane, Luis Diaz.

Real Madrid (4-3-3): Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Ferland Mendy; Toni Kroos, Casemiro, Luka Modriq; Fede Valverde, Karim Benzema, Vinicius Junior. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa